Lajme

Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 21 December 2024

Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, “Me datën 20.12.2024 rreth orës 09:30 minuta, në rrugën “D.” lagjen B. – Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoje nga jeta, këtu të dëmtuarin Gj. B., ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, e të cilat mosmarrëveshje kanë vazhduar edhe ditën kritike e ku i pandehuri pasi takon të dëmtuarin fillimisht fjalosen në mes vete dhe për një moment i pandehuri nxjerr pistoletën e llojit Sig Sauer e
kalibrit 9×19 mm dhe shtënë në drejtim të dëmtuarit duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari rrëzohet në tokë, më pas dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe i nënshtrohet operimit.”

-Advertisement-

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ” Vrasja” e mbetur në tentativë, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, i ndikimit në prova dhe rreziku i ikjes”, thuhet në njoftim.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 dhjetor 2024 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera