Lajme

Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 21 December 2024

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundvitit. Ka publikuar disa pika referuese për qytetarët dhe numrat emergjentë.

Në një prej pikave kërkohet që qytetarët të vëzhgojnë rrethinën dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin e sigurinë.

Në një tjetër kërkohet nga qytetarët që të mos hezitojnë që të raportojnë “mjete apo pako të braktisura në hapësira publike”.

-Advertisement-

“Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si: Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit; Hapësirat tregtare dhe festive; Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike”, thuhet në apelin e Komunës.

Komuna ka publikuar masat që do të zbatohen gjatë festave, e që përfshijnë rritjen e pranisë së policëve e kontrolle të shtuara.

Masat që do të zbatohen gjatë festave të publikuara nga Komuna e Prishtinës:

1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë

• Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve.

2. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike

• Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.

• Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse.

3. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente

• Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policisë se Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.

4. Thirrje për kujdes të shtuar

• Ftojmë qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera