Lajme

Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 21 December 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes – tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg – ku mbetën të vdekur pesë persona dhe u lënduan qindra të tjerë pasi një veturë që lëvizte me shpejtësi të lartë, ka shkelur një numër të madh të qytetarëve.

Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se “zakonisht, një treg Krishtlindjesh është një vend shumë i qetë dhe plot gëzim… sa tragjedi e tmerrshme është që kaq shumë njerëz u plagosën dhe u vranë me një brutalitet të tillë në një vend të tillë”.

Ai pohoi se ndihet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave që janë lënduar pasi një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, shkeli shumë njerëz gjersa po argëtoheshin.

-Advertisement-

Lideri gjerman gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të lënduarit dhe familjet e atyre që humbën jetën, shkruan BBC.

Duke kaluar te i dyshuari për sulmin, i cili u arrestua pas incidentit të mbrëmshëm, Scholz thotë se është e rëndësishme “që ne të hetojmë me detaje dhe saktësi të madhe atë që ka ndodhur”. Ai thotë se autoritetet do të hetojnë autorin “në thellësi”.

Kancelari thotë se është e rëndësishme që “të qëndrojmë të bashkuar. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata që duan të mbjellin urrejtje ta bëjnë këtë”.

Scholz e përfundon konferencën për shtyp duke falënderuar njerëzit në mbarë botën për shprehjen e solidaritetit me Magdeburgun, raporton skynews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera