Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 21 December 2024
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë të premten pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, në atë që zyrtarët lokalë po e përshkruajnë si një sulm terrorist.
Të paktën 68 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë 15 të cilët janë në gjendje kritike, sipas udhëheqjes së qytetit.
Në sulm, një BMË e zezë hyri drejt e në turmë në tregun e Krishtlindjeve, duke ecur me shpejtësi për 400 metra në drejtim të bashkisë, sipas dëshmitarëve okularë, shkruan The Guardian.
Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën një veturë me ngjyrë të errët duke ecur në turmë me shpejtësi të madhe. Disa media i shfaqën videot në raportimet e tyre, por autenticiteti i pamjeve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Punonjësit e urgjencës u panë duke trajtuar viktimat në terren në treg, të rrethuar me gjak. Në vend u ngritën tenda të improvizuara. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar të qara dhe britma. Operatori i një tezge ushqimore në treg i përshkroi skenat si “të kujtojnë luftë”.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani në ditët para Krishtlindjeve”, tha udhëheqësi i Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, i cili ishte rrugës për në Magdeburg.
Drejtuesi i makinës u arrestua menjëherë dhe më vonë u identifikua si Taleb A., një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite. Haseloff tha se burri kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006. I dyshuari, një konsulent për psikiatri dhe psikoterapi, u njoh si refugjat në vitin 2016.
Disa media gjermane vunë në dukje postimet e kaluara të të dyshuarit në mediat sociale, në të cilat ai thuhet se shprehte pikëpamje kritike ndaj Islamit dhe madje kishte paralajmëruar për “rreziqet” e një islamizimi të Gjermanisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqën autorin e dyshuar të shtrirë në tokë, me kokën ngritur, pranë një makine të zezë të dëmtuar rëndë. Një polic disa metra larg tij po drejtonte një armë të tërhequr në drejtim të tij ndërsa kalimtarët shohin të tronditur.
“Siç qëndrojnë gjërat, ai është autori i vetëm, kështu që me sa dimë nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për qytetin”, tha Haseloff.
I dyshuari e mori me qira makinën pak para sulmit, sipas raporteve që citojnë një burim sigurie dhe nuk njihej për autoritetet se kishte një ‘sfond islamik’.
Një grua që foli për gazetën rajonale, Mitteldeutsche Zeitung tha se autori “kishte futur qëllimisht në pjesën e tregut të Krishtlindjeve të zbukuruar me skena nga përrallat”, ku ishin mbledhur shumë familje me fëmijë të vegjël. Ajo i tha gazetës se sapo kishte arritur të largonte veten dhe fëmijën e saj nga rruga kah po vinte vetura.
Pas incidentit, policia pastroi një zonë përreth automjetit për të hetuar ndonjë pajisje të mundshme shpërthyese, raportoi transmetuesi lokal MDR. Më vonë citoi policinë të thoshte se një pajisje e tillë nuk ishte gjetur.
Një operacion policor ishte gjithashtu duke u zhvilluar në qytetin e Bernburgut, në jug të Magdeburgut, ku i dyshuari besohet të ketë jetuar, raportoi gazeta lokale Mitteldeutsche Zeitung.
Policia nuk ishte menjëherë e disponueshme për të komentuar raportet për një artikull të dyshimtë ose operacionin në Bernburg.
“Raportet nga Magdeburg ngrenë frikën më të keqe”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në platformën e mediave sociale X. Ai do të udhëtojë në Magdeburg të shtunën së bashku me ministren e brendshme, Nancy Faeser, sipas zëdhënësve të tyre.
Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, shkroi se “pritja e një Krishtlindjeje paqësore u ndërpre papritmas” në sulm, por paralajmëroi se “sfondi i veprës së tmerrshme ende është sqaruar”.
Alice Ëeidel, udhëheqësja e AfD, e cila është fokusuar në sulmet xhihadiste në fushatën e saj kundër emigrantëve, shkroi në X: “Kur do të ndalojë kjo çmenduri?”.
Të tjera
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...