Lajme

Rivạrrosen mbetjet mortore të tri viktimạve të lụftës, ishin në Listën e Personave të Zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 20 December 2024

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se janë rivarrosur Feriz Mrasori, Ilmi Deliu dhe Sylejman Deman, që ishin viktima të luftës dhe që ishin në listën e personave të zhdukur.

Sipas komisionit, pas gjetjes dhe zhvarrimit të trupave të tyre gjatë vitit 2023 dhe procesit të identifikimit pëmes analizës shkencore të ADN-së, trupat e Feriz Mrasorit dhe Ilmi Aliut janë rivarrosur sot me anë të kërkesave të familjeve.

“Më 18 dhjetor 2024, në Pastasel, u krye rivarrimi i mbetjeve mortore të Feriz Mrasorit. Sot, më 20 dhjetor 2024, në varrezat e fshatit Strofc, janë rivarrosur mbetjet mortore të Hilmi Aliut”.

-Advertisement-

“Ndërsa nesër, më 21 dhjetor 2024, në Rahovec, do të kryhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Sylejman Demës. Të tre , viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Më tej, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur mbetet i përkushtuar për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera