Lajme

“Bashkëpunim më të madh” dhe “Koordinim më të shpeshtë” – Osmani thumbon Kurtin e Ramën teksa flet për Kosovën e Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 20 December 2024

Në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis dy vendeve.

Ajo u shpreh se të dyja shtetet duhet të angazhohen për një lidhje më të fortë, duke luajtur çdo palë rolin e saj në realizimin e këtij qëllimi.

“Për ta arritur të ardhmen e përbashkët është jetike që ne ta forcojmë vazhdimisht koordinimin, komunikimin e bashkërendimin ndërmjet dy shteteve tona”.

-Advertisement-

“Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe të qytetarëve tanë brenda familjes së kombeve europiane,” tha presidentja Osmani.

Ajo deklaroi se lidhja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është e thellë dhe e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Osmani shtoi se Shqipëria dhe Kosova nuk janë thjesht dy shtete të pavarura, por dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një të ardhme e ndritur që po ndërtohet çdo ditë.

Ajo potencoi se parlamentet e dy vendeve kanë një rol të rëndësishëm në avancimin e raporteve dypalëshe.

Presidentja Osmani uroi Shqipërinë për suksesin në negociatat me Bashkimin Evropian dhe përsëriti angazhimin e Kosovës për anëtarësimin në BE, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të realizuar këtë qëllim.

“Nuk është qëllim politik, por pasqyrim i asaj se çfarë përfaqësojmë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera