Mbledhja e dy Kuvendeve, Basha: Fasadë, Kosovës i duhet mbështetje me veprime konkrete
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 20 December 2024
Sot që mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë kritikuese për bllokimin e propozimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.
Basha përmes një videoje në rrjete sociale bëri thirrje për veprime konkrete për të mbështetur Kosovën, duke theksuar se vizitat dhe deklaratat mediatike nuk mjaftojnë.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur rreziqet gjeostrategjike po përshkallëzohen nga Beogradi dhe Moska”, tha Basha.
“Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës”, shtoi ai.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeostrategjike.
Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete – si propozimi për financimin e sigurisë së saj. Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar”, u shpreh më tej Basha.
Të tjera
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...
-
“Këta edhe nuk i kanë kushtet edhe na mësojnë qysh me jetu” – Gurbetqari befason me deklaratën e tij, tregon si nuk mund të jetojë Kosovë
“Këta edhe nuk i kanë kushtet edhe na mësojnë qysh me jetu”, ka thënë një gur...
-
Sụlm terrọrist në tregun e krishtlindjeve! Makina futet mes turmës së njerëzve në Gjermani, disa të vdekur
Një sulm terrorist ka ndodhur në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të ...
-
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “C”, në kryeqytet. Kjo u ...
-
Kritika të ashpra që Kosova s’po bën asgjë për krerët e UÇK’së, Edi Rama e publikon përsëri mesazhin që e la në Prishtinë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar sërish mesazhin që la në Pri...
-
“O me dal në gurbet e mos mu kthy me vite të tana, mos mi pa familjen, sen s’ka ma vështirë”- Dëgjoni historinë rrëqethëse të biznesmenit shqiptar në Gjermani
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
Testi i mbijetesës, “Simboli i Ujkut” përzgjedh më të mirët e FSK-së
Pjesëtarët e FSK-së u përballen me trajnimin më të vështirë, “Simboli i Ujkut...
-
Gërvalla: Rama e keqpërdori fort mikpritjen e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministr...