Sarajeva e mbuluar nga smogu, banorët kërkojnë veprime urgjente
Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 20 December 2024
Fluturimet u pezulluan dhe qytetarët u këshilluan të qëndronin brenda pasi një shtresë e dendur smogu mbuloi kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën, të enjten, duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe duke shkaktuar shqetësime shëndetësore për banorët.
Kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit, IQAir, e cila monitoron cilësinë e ajrit në kohë reale, e renditi indekson e cilësisë së ajrit (AQI) në Sarajevë në nivelin “shumë të dëmshëm” 225, duke e pozicionuar qytetin si të tretin më të ndotur në botë për atë ditë.
“Ky është tmerr, po asfiksiohemi, veçanërisht ata që kanë probleme me zemrën,” tha pensionistja Hajra Subasic. “Nuk mund të frymoj, shihni sa e vështirë është të flas.”
Sarajeva dhe qytetet e tjera të mëdha të Ballkanit janë tradicionalisht shumë të ndotura gjatë muajve të dimrit, pasi vendet e rajonit varen nga qymyri dhe dru për ngrohje.
Ekspertët kanë paralajmëruar për pasojat shëndetësore, pasi ajri i ndotur është i lidhur me sëmundje të ndryshme dhe vdekje të parakohshme, raporton srnnews.
Sarajeva, e vendosur në një luginë dhe e rrethuar nga male, është veçanërisht e prirur ndaj ndotjes së ajrit. Planifikimi i dobët urban dhe përhapja e ndërtesave të larta kanë bërë që problemi të përkeqësohet vitet e fundit.
“Nuk po bën askush asgjë,” tha Subasic. “Nuk mund ta besoj që kjo po ndodh në kryeqytetin e Bosnjës dhe ata (autoritetet) nuk mund ta zgjidhin.”
Shtetet e Ballkanit kanë një rekord të dobët në mbrojtjen e mjedisit, pavarësisht premtimeve për përmirësimin e situatës ndërsa përpiqen të afrohen me Bashkimin Evropian. Lumenjtë e Ballkanit shpesh janë të bllokuar nga mbeturinat dhe riciklimi është pothuajse joekzistent.
Edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, cilësia e ajrit u vlerësua si “e dëmshme” me indekson e ajrit të vendosur në 170.
Në Sarajevë, fluturimet u anuluan gjatë orëve të mëngjesit për shkak të mjegullës dhe shoferët u paralajmëruan të jenë të kujdesshëm për shkak të dukshmërisë së ulët. Shumë banorë mund të shiheshin me maska fytyre për mbrojtje minimale.
Një banore e Sarajevës, e cila dha vetëm emrin e saj, Nada, tha se përpiqet të shmangë ndotjen duke shkuar në malet rreth qytetit, ku ajri është i pastër dhe nga ku mund të shihet qyteti i mbuluar nga një re tymi poshtë.
“Nuk e di se sa do të zgjasë,” tha ajo. “Është edhe më keq nëpër apartamentet tona për shkak të ngrohjes dhe ajrit të thatë, dhe sepse nuk mund të hapim dritaret.”
Për situatën alarmante që ka përfshirë qytetin, banorët kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Të tjera
-
Edi Rama i jep një “letër sekrete” Kurtit gjatë seancës së Kuvendeve Kosovë-Shqipëri
Sot janë mbledhur dy kuvendet Kosovë – Shqipëri, duke mbajtur seancë të përba...
-
Bedri Hamza përuron “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë të Mitrovicës
Kandidati për kryeministër Bedri Hamza, ka përuruar sot edhe një projekt të r...
-
Rexhep Selimi i çon dhuratë Edi Ramës nga Haga
Rexhep Selimi i ka dërguar një dhuratë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama....
-
Haradinaj ia bën me gisht duke e akuzuar se futi Kosovën në thes me Korenë e Veriut, Kurti tund kokën
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës gjatë ...
-
Ministrat e Kurtit lëshojnë sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Ramush Haradinajt
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e përbashkët e dy Qeverive Kosovë-Shqi...
-
Kurti në seancën e përbashkët: Kemi shtrirë sovranitet në veri si asnjëherë më parë, aktet e terroristëve serbë janë fundi i tyre
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova si asnjëherë më parë e ka ...
-
“5 kilometra për 10 muaj”, Mulaj tallet me qeverinë
Sot është përuruar segmenti i një rruge në Stanovc në hyrje të Vushtrrisë. Në...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi: Kënaqësi t’i presim kolegët tanë nga PD-ja e Shqipërisë
Një grup i deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë janë duke qëndruar në Koso...
-
Rama: Heshtje shurdhuese për përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë, si nuk u ngrit këtu asnjë rezolutë për gjykimin atje?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot tha se nuk mund të vi në Prishtinë, t...
-
“Bashkëpunim më të madh” dhe “Koordinim më të shpeshtë” – Osmani thumbon Kurtin e Ramën teksa flet për Kosovën e Shqipërinë
Në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvend...
-
Rama: Imagjinoni sikur në rrugën drejt BE-së të ishim krah për krah, sikur Kosova të shkëlqente sikur ne ndërkombëtarisht
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka...
-
Rama përmend Thaçin në seancën e përbashkët: Pa përfaqësuesin e UÇK-së nuk nisemi askund, as sot as nesër, asnjëherë
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e dy kuvendeve të Shqipëri...