Lajme

Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 19 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka theksuar sipas tij përvojën dhe seriozitetin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke kujtuar sukseset e tij të mëparshme në qeverisje.

Krasniqi tha se qytetarët e dinë se Bedri Hamza ka mbajtur fjalën sa herë ka premtuar rritje të pagave. “Kur ka premtu në dy qeverisjet e kaluara se pagat do të rriten për 50% një herë, e një herë tjetër në mesatare 30%, qytetarët nuk kanë besu, por janë kry, janë rrit,” deklaroi Krasniqi.

Duke folur për programin e PDK-së, Krasniqi potencoi se përveç rritjes së pagave, janë parashikuar edhe masa të tjera që do t’u mundësojnë qytetarëve një standard më të mirë jetese.

-Advertisement-

“Qytetarët do të kenë të ardhura më të mëdha me rritjen 50% të pagave në sektorin publik. Pensioni i moshës do të jetë së paku 200 euro, dhe do të ketë rritje 50% për veteranët e luftës, për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës,” tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera