Lajme

Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Është më shumë se numër, është busulla e të ardhmes për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 19 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi që do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, që është realizuar përgjatë shtatë jave nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti.

Kurti ka thënë se publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përbënë një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë shumë të madhe.

“Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike,por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri shtoi se regjistrimi i popullsisë është më shumë sesa mbledhje e statistikave, është pasqyrë e qartë e realitetit tonë se kush jemi, ku jemi, sa jemi, si jemi dhe si mund të ecim përpara

“Të dhënat e regjistrimit janë thelbësore. Ato përfaqësojnë bazën për të hartuar dhe zhvilluar politika të cilat i adresojnë nevojat reale të qytetarëve të republikës.

Janë më shumë se numra, përtej të dhënave në formën e shtirave pasi që janë pasqyra e realitetit tonë dhe njëkohësisht edhe busulla e cila na drejton drejt së ardhmes duke u bazuar në evidencë dhe fakte”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera