Osmani: Nëse ka meritokraci në BE, duhet të merren hapa konkretë për integrimin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 19 December 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Osmani në samitin ku të pranishëm ishin liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm për shtetin tonë.
E para e shtetit ka theksuar se nëse BE-ja thotë se anëtarësimi në bllok bëhet në bazë të meritave, atëherë është dashur që ta fillojë trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit të Kosovës dhe t’i heq masat kundër saj.
Osmani po ashtu ka theksuar se nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe, ka thënë presidentja.
Në fund, Osmani ka potencuar se pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.
Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u takuan në Bruksel në 18 dhjetor. Takimi shërbeu si një mundësi për të ndjekur momentin e ri për partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë një reflektim se si të thellohet ky partneritet dhe të ecim përpara së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim zyrtar të Komisionit Europian.
Në deklaratë u tha se partneriteti strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Është përmendur po ashtu edhe mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është thënë se kjo po i pengon të dy partnerët. Po ashtu është thënë se duhet zbatuar marrëveshjet, veçanërisht ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Palëve u është bërë thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Pas takimit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit. Megjithatë, ajo theksoi se për këtë proces është i nevojshëm një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së.
“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati”, ka thënë von der Leyen
Të tjera
-
Një ditë para vizitës në Kosovë, sherr mes dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me d...
-
Të gjithë kandidatët për deputetë e kalojnë filtrin e verifikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit e kanë kaluar fil...
-
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
Kur i arrijmë qëllimet tona, dështimet nuk mbesin gjë tjetër veçse sukses në ...
-
Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier, i ndan mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari, e ka pranuar...
-
Kurtit i përsëritet pyetja për paraqitje në Prokurori, kësaj here s’ka arsyetim, vetëm largohet pa folur
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të shmang pyetjet e gazet...
-
Prishtina zë vendin e parë me më së shumti divorce
Në rezultatet e publikuara sot, ASK ka dhënë detaje edhe për popullsinë sipas...
-
Caka-Nimani: Mbrojtja e Kushtetutes, akti më i lartë i patriotizmit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani e cila ditëve të fundit k...
-
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është intervistuar pastaj është lënë i lirë
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është in...
-
Presidentja dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel,...
-
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë- “Shtiu në aheng familjar”
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesditën e së e...
-
Plani i Trumpit për dëbimet, cilët janë emigrantët që preken?!
Nëse i qëndron zotimeve të bëra, me të marrë detyrën në 20 janar, presidenti ...