Arrestohen disa persona, sekuestrohen ạrmë zjạrri, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 18 December 2024
Mbrëmë në orët e vona , policia e rajonit të Prishtinës, në dy lokacione dhe raste të ndara arrestoi disa persona dhe sekuestroi tri armë zjarri si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Në rastin parë njësia policore u vu në ndjekje të një automjeti i cili provoi t’i shmangej ndalimit policor dhe pas një ndjekje prej disa minutash policia arriti që në rrugë “B” në Prishtinë, të ndaloj veturën e dyshuar si dhe dy të dyshuar, me ç’ rast të dyshuarve iu gjetën dy armë zjarri.
Në rastin e dytë, pas informacioneve të siguruar në rrugë operative se një i dyshuar posedonte armë, policia me shpejtësi ndërmori një operacion në një lokal në rrugën “Kadri Zeka” në lagjen Kalabria në Prishtinë, me ç’ rast arriti të ndaloj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri.
Ndërlidhur me rastet, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.
Të tjera
-
Haradinaj takon sindikalistët e Shëndetësisë: Ikja e mjekëve ndalet vetëm me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Bllokohen mandarinat shqiptare/ Disa vende të BE-së i kthejnë në kufi: Nivele të larta të pesticideve
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me man...
-
Nëna e Martin Canit: Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij
Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvi...
-
Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-...
-
“Ky veq plụmbin e ka hak”, reagon AGK-ja pasi u kërcënua me vrạsje Ilir Mirena
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për kërcënimin me vrasje ndaj ...
-
Reagon drejtori i menzës për fotografitë me krimba në ushqimin e studentëve: “Është fotografi e vjetër”
Sot deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka publikua...
-
Ndalohen nga tregu mallra në vlerë të 30 mijë eurove
Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites së djeshme kanë ndaluar dy au...
-
Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kol...
-
Hovenieri mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës m...
-
Gara me makinat elektrike, bashkohen Nissan e Honda?! “Çmendet” çmimi i aksioneve
Gjigantët japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor C...
-
KQZ fillon certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me certifikimin e subjekteve ...
-
Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë
Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, sot ka arritur në...