Ndërhyrje në zgjedhjet rumune, BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut pas dyshimeve
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 18 December 2024
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me akuzat se u përdor nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të cilin e fitoi një kandidat miqësor me Moskën.
Kandidati i pavarur, goxha i panjohur, Calin Georgescu, arriti fitore tronditëse në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë rreth 23 për qind të votave.
Ai pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit.
Megjithatë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë e publikoi dokumentet e klasifikuara, që drejtuan gishtin kah “një aktor shtetëror”, që s’u emërua por dukej të ishte Rusia, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shfuqizoi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të mbahen përsëri nga fillimi në muajt në vijim.
Mandati i presidentit në detyrë, Klaus Iohannis, është zgjatur përkatësisht, megjithëse mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundoi këtë muaj.
“Duke ndjekur indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhjet presidenciale rumune përmes TikTok-ut, ne tani po hetojmë në mënyrë të hollësishme nëse TikTok-u ka shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale duke dështuar t’i trajtojë këto rreziqe”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 dhjetor.
Ajo tha se komisioni do ta vazhdojë mbledhjen e provave, “për shembull, duke dërguar kërkesa të mëtejshme për informacion, duke kryer veprime monitoruese, intervista, inspektime dhe duke kërkuar qasje në algoritmet”.
Ndërkohë, BE-ja e urdhëroi më 5 dhjetor TikTok-un t’i ngrijë dhe ruajë të dhëna e lidhura me “rreziqe sistematike aktuale, ose të parashikueshme”, që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare në bllokun me 27 anëtarë, nga 24 nëntori deri në mars të vitit të ardhshëm.
TikTok-u tani duhet të sigurojë të dhëna dhe dokumente të mbajtura sipas urdhrit të 5 dhjetorit, tha von der Leyen.
Veprimi i BE-së pason një deklaratë të një grupi senatorësh të lartë amerikanë që dënuan ndikimin e dyshuar rus në zgjedhjet rumune.
“Sulmi i Vladimir Putinit ndaj zgjedhjeve në Rumani është një shembull tjetër i luftës hibride që ai po zhvillon kundër aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë”, thanë senatorët amerikanë Pete Ricketts (republikan nga Nebraska), Ben Cardin (demokrat nga Mariland), Jim Risch (republikan nga Idaho) dhe Jeanne Shaheen (demokrate nga Nju Hempshirë) në një komunikatë.
“Si një aleat i fortë i NATO-s, ne mbështesim Rumaninë në përpjekjen për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve të saj. Ne dënojmë manipulimin e Vladimir Putinit përmes TikTok-ut, që kontrollohet nga Partia Komuniste Kineze (PKK), për të minuar procesin demokratik në Rumani”, thanë senatorët./ REL
Të tjera
-
Insekte në ushqimin e studentëve në mensë, deputetja Bytyqi publikon fotografi
Insekte dhe krimba janë gjetur në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrë...
-
Shala: Kam komunikuar me avokatin për marrëveshjen e pranimit të fajësisë
Haxhi Shala ka thënë se ka rënë dakord me mbrojtjen e tij që të pranojë marrë...
-
Ky është bredhi festiv më i shtrenjti në botë, ka vlerë 5.3 milionë euro
Një pemë unike e Krishtlindjeve me vlerë të pabesueshme 5.3 milionë euro u ek...
-
Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e për...
-
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së...
-
Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e...
-
Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Muzeut që dokumenton krịmet serbe në Kosovë
Kosova pritet të bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky prop...
-
Nenad Rashiq nuk përkrah themelimin e muzeut për gjenocid, abstenon në votim
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket the...
-
Trupi gjykues: Marrëveshja e re për pranim fajësie e Ismet Bahtijarit i plotëson kushtet
(Përditësuar, ora 11:55)- Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, në...
-
Kurti i drejtohet mërgatës nga mbledhja e qeverisë: Regjistrohuni dhe votoni
Kryeministri Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke i bërë thirrje...
-
Glauk Konjufca bëhet baba për herë të tretë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë sot baba për herën ...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arres...