Fokus

Tërmeti në Kosovë, flet Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmiologjik: A ka rrezik për tërmete tjera?

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 17 December 2024

Një tërmet prej 2.9 shkallësh të Richterit ka ndodhur sot në Kosovë, gjatë orës 11:41:46, shkruan Gazeta Infokus.

Për Infokus, Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje se epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në verilindje të Vitisë dhe 2 km në Jugperëndim të fshatit Sublla.

Ai poashtu tha se këto goditje të tërmetit kanë qenë me intenstitet të ulët.

-Advertisement-

“Mundet me pas pak goditje, po me intensitet shumë të ulët, nuk është diqka që duhet të shqetësohemi ose të kemi panikë.”, tha Mustafa.

Tutje ai shtoi se nuk ka vend për panikë pasi që goditjet nuk janë të larta.

“Nuk janë të intensiteti sic është goditje, por janë me një intensitet ma të ulët dhe nuk ka absolut vend për shqetësim apo panikë sepse nuk e ka atë fuqinë që mundet me kriju dëme në njerëz apo dëme materaile ekonomike.”, tha Mustafa për Gazetën Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera