Aksion i madh i policisë – Mbyllen 34 qendra masazhi e klube nate, arrestohen 28 të dyshuar
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 16 December 2024
Janë mbyllur përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe janë arrestuar 28 të dyshuar gjatë një operacioni në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë për media se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë dhe Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucione të tjera i inspektuan 126 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.
“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate)”, thuhet në komunikatë.
Ministria tha se inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore “kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”.
“Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka paralajmëruar se “do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”.
Policia, ndërkaq, tha përmes një komunikate të veçantë se gjatë këtij aksioni të gjerë i ka arrestuar 21 të dyshuar dhe se i ka hapur 10 raste në lidhje me marrjen me prostitucion, të identifikuara si “eskorta”.
PK tha se i ka arrestuar edhe shtatë gra të dyshuara për “keqtrajtimin apo braktisjen e fëmijës”, pasi i identifikoi shtatë fëmijë si lëmoshëkërkues.
Në planin e saj operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, u tha se kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX si dhe INTERPOL.
“Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme”, tha Policia në komunikatën për shtyp.
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në “Let’s talk 2024” të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të ...
-
‘Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi’
Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeminist...
-
Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë
Presidentja Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Sh...
-
Lëndohen edhe dy fëmijë në Shkup, si pasojë e sfidës së re në TikTok
Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtua...
-
Ganimete Musliu publikon një fotografi, thotë se kjo është darka për ushtarët e FSK-së në Istog
Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në F...
-
Bedri Hamza: Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke f...
-
Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüst...
-
Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetj...
-
Disa nxënës të plagọsur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abun...
-
Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konser...
-
“Me sy të mi e pashë”, Avokati Berisha thotë se Kurti e ka kryer intervistën në Prokurori Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëng...
-
Kontrata për prodhimin e municionit, Haradinaj: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, e ka falenderuar Turqinë për p...