Lajme

Historia/ Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun?

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 14 December 2024

Parashqevi Simaku është një emër ikonë për muzikën shqiptare. Përpara viteve 90-të këngët e saj kanë qenë hit duke u shpallur fituese edhe në dy festivale të fundvitit në RTSH.

Në 1991 ajo zgjodhi të largohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e saj. Prej asaj kohe dihej gjithnjë e më pak për fatin e këngëtares.

Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes, vajza nga Kavaja që theu “tabutë” dhe martesa e saj në Amerikë - Art&Argëtim

Vite më vonë u tha se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Simaku u divorcua me bashkëshortin e saj në vitin 2006, me të cilin ka një djalë, sot 22 vjeç.

-Advertisement-

Emri i saj pushtoi të gjitha portalet këtë të premte pasi një grua u shfaq papritur në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7”. Në këto pamje (VIDEO POSHTE) shihet një grua e cila flet për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”, ndërsa emrin e vendosur në strishë e ka “Simaku Nohfe”.

Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarë të këngëtares 58-vjeçare.

“Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.

Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë” – thuhet në mesazhin e familjares së sa Donalda Surducku, për gazetaren Mira Kazhani në TiranaPost.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë.

Mori pjesë në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985-ën në festivalin e 24-t të Këngës në RTSH zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”.

Edhe në 1988-ën fitoi çmimin e parë të Festivalit të 27-të të Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivalin e 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera