Shtyhet seanca e komunës së Gjilanit për miratimin e buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 December 2024
Në seancën urgjente të thirrur dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, këshilltarët e kuvendit miratuan vetëm një pjesë të bartjes së mjeteve, ndërsa pjesa tjetër dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër.
Hyseni tregoi se, “është votuar ndarazi një pjesë e bartjes së mjeteve në shumën 1.5 milionë euro, derisa pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër”, thuhet në komunikatën për medie.
Ai përmendi vendimet e tjera të miratuara, duke përfshirë dyfishimin e mbështetjes për shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për lehonat dhe ndihma për barëra për personat në nevojë, si dhe subvencione për fermerët dhe bletarët.
Po ashtu, janë miratuar projekte për punëtorët, bursat për studentë dhe mbështetje për shkolla.
Hyseni theksoi se së shpejti do të thërrasin një tjetër seancë për miratimin e buxhetit për vitin 2025 dhe bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha grupeve politike, duke u kërkuar opozitës të mos e bllokojë miratimin e buxhetit për të mirën e qytetarëve.
“Së shpejti do të thërrasim një tjetër seancë për të miratuar buxhetin për vitin 2025. I bëj thirrje sërish opozitës që të mos e bllokojë miratimin e buxhetit, të bëhemi unik për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Hyseni.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...