Lajme

“Parlamenti ynë rrahet mes vete, shahen mes vete, unë jam intelektual” – Reagon Jahja Koka pasi u la jashtë listës së VV-së

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 12 December 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputet, të cilët janë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë listë të Vetëvendosjes, ka dhe kandidatë të rinj. Por mungon profesori Jahja Koka.

Koka i cili aktualisht është deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur që kësaj radhe të mos jetë pjesë e garës.

E për këtë ai ka një arsye. Thotë se Kuvendi i Kosovës, nuk është vend i denjë për një  intelektual si ai.

-Advertisement-

“Moti kam deklaruar se s’do të jem në listë. Pjesë e listes s’jam se  parlamenti ynë, rrahet mes vete, fjalosën mes vete, shahen mes vete. Unë s’jam me u sha, e me u rreh. Jam intelektual, nuk shahem nuk rrehem. Të gjitha partitë nuk kanë konsideratë. Nuk e kanë nivelin e parlamentin reprezentativ. Jo vetëm një parti, por të gjitha partitë. Dikush shan me nanë, dikush fjalë të ndyta, pastaj rrehen dhe mes vete. Kështu që kjo  është arsye kryesore, që s’dua të jem pjesë, për arsye se nuk ka profil intelektual në mesin e tyre. Nuk e kam për një parti, por të gjitha partitë. Kjo është arsyeja”, ka thënë Koka për Indeksonline.

E teksa flet për kandidatët e përfshirë në garë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Koka thotë se të gjitha listat e partive politike reprezentojnë mesatarën e qytetarëve të Kosovës.

“Të gjitha listat reprezentojnë mesatarën e qytetarëve tonë të Kosovës. Uroj që edhe këta të VV dhe tjerët të mos shahën mes vete, të mos rrehen mes vete. Por të trajtojnë problemet e qytetarëve. Ky është urimi im i sinqertë”, thotë Koka.

Megjithëse nuk është më pjesë e listes, Koka thotë se partia pjesë e së cilës ishte deri tani do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“Me siguri do të jetë shumë lartë. Kjo është atmosfera, që do të jetë shumë lartë VV ”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera