14 vjet nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 12 December 2024
Më 12 dhjetor 2010 u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi 1.6 milionë qytetarë sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, prej tyre 73.288 votues të rinj.
Zgjedhjet u mbajtën në gjithsej 746 qendra të votimit me 2 mijë e 280 vendvotime.
Për këto zgjedhje ishin certifikuar 29 subjekte politike me 1.265 kandidatë për deputetë dhe ato u përcollën nga 32.021 vëzhgues, prej tyre 26 mijë e 59 të partive politike, 493 të organizatave ndërkombëtare, 351 të ambasadave dhe 5 mijë e 108 nga organizatat joqeveritare.
Zgjedhjet u mbajtën pasi kryeparlamentari i atëhershëm Jakup Krasniqi kishte shpallur më 2 nëntor shpërndarjen e legjislativit, pas votimit në Kuvend të mocionit për mos besimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Ngritja e mocionit të mosbesimit u iniciua nga Aleanca Kosova e Re (AKR), pas krizës institucionale si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me PDK-në dhe dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit.
PDK-ja fitoi zgjedhjet e 12 dhjetorit. LDK-ja u rendit e dyta. Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori pjesë për herë të parë, u rendit e treta, pasuar nga AAK e AKR-ja.
Të tjera
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinës del me sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
IPK me 8 rekomandime për përdorim të kamerave trupore nga Policia
Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë tetë rekomandime ndaj Policisë së Kos...
-
Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit
Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursav...
-
KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se gjatë periudhës shtator e der...
-
Lutfi Haziri: Vota e 9 shkurtit për LDK-në është votë për ruajtjen e Republikës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për rënd...
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinë del me një sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
Shkatërrohet grupi i trafikạntëve të ạrmëve Kosovë-Shqipëri, ạrrestohen 15 persona – sekuestrohen 50 ạrmë
Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkat...
-
I mituri në Prishtinë kapet me thịkë – në banesë kishte edhe ạrmë e kạrịkator me 12 fịshekë
Një i mitur në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit nga policia i ...
-
VV’ja e ngrit për 10 vende më lart Mimoza Kusarin në listën e kandidatëve për deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ësh...
-
Pushteti në shërbim të dostave| Hulumtimi që zbulon kompaninë e cila mori 23 tenderë në vlerë mbi 6 milionë euro vetëm në komunën e Shpejtim Bulliqit
Për tre vite në pushtet, i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Pacolli shfaqet nga avioni i tij privat: Shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shfaqur së fundmi nga avioni i tij ...
-
Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën ...