Lajme

Lutfi Haziri kandidon me numër 4, sërish në pesëshen e parë të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 11 December 2024

Lutfi Haziri, një figurë e njohur dhe e angazhuar për shumë vite në politikën kosovare, ka vendosur sërish të kandidojë për një mandat të ri deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Duke qenë sërish në pesëshen e parë të listës së LDK-së, kësaj here me numrin 4.

Haziri është një nga figurat kyçe të LDK-së, duke qenë pjesë e saj që nga themelimi i partisë dhe duke mbajtur pozita të rëndësishme përgjatë viteve. Ai ka shërbyer si nënkryetar i LDK-së për shumë vite dhe ka lënë gjurmë të thella në jetën politike të Kosovës.

Një tjetër arritje e tij e shquar është periudha si kryetar i Komunës së Gjilanit, ku ka udhëhequr qytetin drejt zhvillimit dhe përparimit.

-Advertisement-

Me përvojën e tij të gjatë dhe angazhimin e palodhur, ai është një figurë e besuar nga shumë qytetarë të Kosovës, të cilët shpresojnë që ai të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e vendit./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera