Lajme

Lajçak: Prioritet i BE-së mbetet dialogu Kosovë-Serbi dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 December 2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se javët e fundit kanë qenë plot angazhime diplomatike dhe përpjekje për avancimin e prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Lajçak theksoi se udhëheqësit e rinj të BE-së, Presidenti i Këshillit, Costa, Përfaqësuesja e Lartë, Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim, Kos, që në javën e tyre të parë në detyrë, janë takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një mesazh të qartë se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.

“Udhëheqësit e rinj të BE-së, që në javën e parë të tyre në detyrë, u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioritet,” tha Lajçak, duke theksuar angazhimin e institucioneve evropiane ndaj rajonit.

-Advertisement-

Ai foli gjithashtu për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke dënuar sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike, të cilin e cilësoi si një akt të dënueshëm që cenon stabilitetin dhe sigurinë.

Në kuadër të aktiviteteve të tij, Lajçak ka informuar shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Javët e ardhshme do të jenë të mbushura me takime dhe misione zyrtare për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm,” shtoi ai, duke vënë theksin në përkushtimin për një zgjidhje afatgjatë dhe paqësore.

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga prioritetet kyçe të BE-së për sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera