Lajme

Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 08 December 2024

Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është larguar presidenti sirian Bashar Al Assad dhe grupet opozitare kanë marrë nën kontroll vendin.

Mediat ruse raportuan më herët se Bashar Al Assad ka mbërritur në Moskë, ku dhe ka kërkuar azil.

Gjatë një diskutimi që pati me studentët, një i ri iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar presidentit turk raportet për marrëdhëniet diplomatike të vendit me Gjermaninë. Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë i detyrohet suksesit të tij në marrëdhëniet diplomatike, ku ai u përgjigj: “Është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë. Ne e quajmë këtë “sulme” të diplomacisë. Kanë mbetur vetëm dy nga liderët botërorë. Unë dhe Putini. Kam mbushur 22 vite në presidencë. Putini po afrohet. Të gjithë të tjerët janë neutralizuar ose janë zhdukur”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera