Lajme

Kurti takon mërgatën në Zvicër, bie në sy flamuri dardan

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 07 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar turin e takimeve me mërgatën, kur kanë mbetur dy muaj zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Kurti  sot ka publikuar pamje nga një tubim që ka pasur me mërgatën në Kreuzlingen të Zvicrës.

Ai ka qenë i shoqëruar bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla. Ajo që bie në sy në pamjet nga ky tubim, të cilat i ka publikuar vet Kurti, është flamuri dardan, i cili shihet lart.

-Advertisement-

Flamuri i Dardanisë  është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Flamuri dardan që ishte simbol i ish-presidentit Rugova, më vonë  u bë simbol edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe është përdorur në fushatat e kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera