Nën kërcënimin e armës një burrit i grabitet vetura në një qendër tregtare, Policia jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 07 December 2024
Një burrë ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë në veturë, dy persona i kishin hyrë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë në drejtim të Prishtinës.
Ai ka thënë se gjatë rrugës, janë ndaluar afër një pompe të derivative dhe se e kanë zbritur nga vetura duke e marrë veturën e tij dhe larguar.
Policia ka thënë se tashmë e ka gjetur veturën dhe se një i dyshuar është arrestuar.
Rasti ka ndodhur tek një qendër tregtare.
“Prishtina Mall 05.12.2024 – 16:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...