Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 06 December 2024

Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në drejtim të juglindjes.

Reshjet parafrontale do të shoqërohen me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë, pritet të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, të cilat lokalisht do të jenë të dendura.

Në zona të caktuara reshjet do të vazhdojnë deri në mëngjesin e vonshëm, ndërsa gjatë ditës priten edhe intervale me diell.

-Advertisement-

Era do të fryjë nga veriu, e cila gjatë kalimit të frontit pritet lokalisht të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. /MeteoKosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera