Lajme

Kryeministri Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 06 December 2024

Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë. Kurti do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”

Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

“Krug 99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të flas në një konferencë e cila fillkn nga ora 17:00.

-Advertisement-

Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Gjithashtu, Kurti do të ketë takim me bashkëatdhetar në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera