Ganimete Musliu bën thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale: Po shkel mbi parimet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus
23:43 | 05 December 2024
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme dhe arrestimet e reja nga Gjykata Speciale.
Musliu ka thënë se kjo gjykatë po shkel mbi standardet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.
“Një gjykatë politike që po shkelë mbi standardet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të mbyllet aty ku u krijua. Për më tej institucionet tona shtetërore, përveç që duhet të protestojnë për faktin që nuk po respektohet gjykim i paanshëm, duhet të bëjnë çmos që të ngrehin padi kundër atyre që fabrikuan fakte dhe dëshmi të rrejshme”, shkruan deputetja.
Musliu ka kërkuar drejtësi derisa ka akuzuar edhe që po fabrikohen dëshmi të rrejshme.
“Sot e përgjithmonë ata që i madhështoi historia nuk do të mund t’i gjunjëzojë dhe t’i dënojë tradhëtia. Duam drejtësi e jo zbatim të planeve të Çubrilloviçëve modern”, shkruan ajo.
Kujtojmë se sot në lidhje me zhvillimet në Speciale ka reaguar edhe PDK-ja.
“PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës dhe demokracisë. Çdo qytetar i Kosovës dhe secili i akuzuar ka të drejtë të trajtohet pa paragjykime, me paanshmëri dhe drejtësi të plotë. Por, parashtresat e fundit nga mbrojtja e katër të akuzuarve në këtë proces, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë, me brenga për shkeljen e parimit të baraizë dhe prezumimit të pafajësisë”, thuhet në reagimin e kësaj partie./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































