Lajme

Hoti i reagon pushtetit: Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore – në fund miratuan ligj gati identik me atë ekzistues

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 05 December 2024

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar VV-në në lidhje me miratimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke thënë se partia në pushtet u kujtua të miratonte këtë ligj vetëm në fund të mandatit, pasi e la vendin pa sigurime shëndetësore për katër vjet.

Tutje, ai ka shkruar edhe se, ligji i miratuar sot është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen.

‘‘Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore. Në fund të mandatit, brenda një dite, miratuan ligjin për sigurimet shëndetësore në të dy shqyrtimet, i cili është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen’’, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera