Lajme

Lista Serbe megjithatë vazhdon mandatin pavarësisht reagimit me akuza ta pabaza

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 05 December 2024

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Listës Serbe kanë bërë disa provokime me çka ka rezultuar që kryeparlamentari Glauk Konjufca, t’i ndërpres punimet përkohësisht.

Pas kësaj situate, ata përmes një shkrimi në rrjetet sociale kanë tentuar t’i justifikojnë veprimet e tyre, transmeton klankosova.tv.

”Dënojmë ashpër sulmin e sotëm të paprovokuar ndaj deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës nga deputeti i Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, i cili keqpërdor funksionin e tij dhe invalidoi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb të jenë prezent në seancën e Kuvend”.

-Advertisement-

”Theksojmë se gjatë sulmit ndaj deputetëve të Listës Serbe, në mesin e tyre ishte edhe deputetja Olivera Zdravkoviq, e cila ndodhet në një gjendje tjetër”.

”Ky sulm, i paprecedent deri më tani, është mposhtja e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por edhe shembulli më i mirë i pozitës së popullit serb në Kosovë nën regjimin e Albin Kurtit, i cili çdo ditë vuan dhunën institucionale dhe terrorin fizik të Prishtinës”.

Por, pavarësisht reagimit të tyre me akuza të pabaza, Klan Kosova mëson se Lista Serbe ka arritur të japë nënshkrimet e saj, duke vazhduar kështu edhe mandatin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera