Lajme

I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ish-zëvendës-sekretarit të MMPH-së, Izedin Bytyqit

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 05 December 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të ndërpresë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin Izedin Bytyqi, ish-zëvendës sekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili po hetohet për dyshimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo njoftoi se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ishte miratuar nga gjykata.

-Advertisement-

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak në çështjen penale ndaj të pandehurit I. B., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit I. B.”, tha ajo.

Gashi tha se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar, dhe për këtë arsye, procedura penale ndaj Bytyqit do të zhvillohet në procedurë të rregullt, duke i mundësuar mbrojtjen në liri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera