Lajme

“Skënderbeu shkaktar” – Dështon koalicioni mes Partisë Fjala dhe Listës për Familje

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 03 December 2024

Partia Fjala dhe “Lista për familjen” nuk e kanë kanë arritur të dakordohen për një bashkim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi është ankuar se “Lista” nuk po e do atë që të bëhet pjesë e koalicionit.

Sipas një njoftimi të Kelmendit, ai ka treguar se nga “Lista për Familjen” i është thënë që mund t’i dërgoj pesë kandidat për deputet, mirëpo jo që ai vet të jetë pjesë e listës.

-Advertisement-

“A mund ta besoni se cila ishte përgjigja e deputetit Eman Rrahmanit lidhur me ofertën e Partisë FJALA?! Është një përgjigje fyese, nënçmuese, degraduese dhe me tendencë linçuese për FJALËN në përgjithësi dhe Gëzim Kelmendin në veçanti! Kjo është përgjigja e tij: Ne “Lista FAMILJA” nuk vijmë në Partinë FJALA. Por munden vetëm 5 kandidat  të FJALËS me ardhë në “Listen FAMILJA”. Por Gëzim Kelmendi nuk bën me ardhë. Gëzim Kelmendin nuk e pranojmë dhe ai nuk duhet me kandidu fare për deputet. Arsyet pse ata nuk po më dëshirojnë mua Gëzim Kelmendin janë përshkak të deklarimeve të mia për Skënderbeun në vitin 2013. Bile ata nuk janë ndalur te Skënderbeu, por e kanë cekur edhe Nënë Terezën.  Sa i përket Nënë Terezës ata kanë shpifur për mua, ngase unë kurrë nuk kam deklaruar diçka për Nënë Terezën. Shtrohet pyetja: pse partive tjera parlamentare që më kanë ftuar për koalicion në të kaluarën, nuk iu pengoi qëndrimi im për Skënderbeun, por tani po i pengon “Listes FAMILJA?! Kësaj thonë “ kur e mira kthehet me të keqe”, ka thënë Kelmendi në një shkrim në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera