Lajme

I kanë marrë priftit 300 mijë franga me mashtrim: Dënohen dy kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 03 December 2024

Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se ai nuk mund të akuzohej për përgjegjësi të përbashkët.

Dy persona nga Kosova janë dënuar për mashtrim përmasash komerciale nga Gjykata Penale e Luzernit. Ata kanë përdorur gënjeshtra për të marrë para nga një prift dhe e kanë mashtruar atë duke i marrë mbi 300,000 franga.

Njëri nga të akuzuarit, 38-vjeçari pensionist ivalidor është dënuar me 20 muaj burg efektiv, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, ai ka mashtruar priftin duke i marrë atij njëqind “hua” me vlerë 150,000 franga midis viteve 2014 dhe 2018. Për shkak të varësisë së tij nga bixhozi, ai duhet t’i nënshtrohet edhe trajtimit ambulator.

-Advertisement-

Bashkëpunëtori i tij, gjithashtu 38 vjeç dhe me borxhe të rënda, u dënua me 27 muaj burg me kusht. Ai kishte marrë njëzet herë hua nga prifti, me një vlerë totale prej 165 mijë frangash dhe ishte i përfshirë si bashkëpunëtor në shumë prej mashtrimeve.

Siç raporton gazeta  “Zofinger Tagblatt”, mashtruesit e kanë vënë nën presion priftin gjatë rrëfimit të tyre. Pensionisti invalidor ishte ankuar se kishte borxhe të mëdha dhe kërcënohej me burg. Ai ankohej se i duheshin para për të vizituar të afërmit e sëmurë në Kosovë.

I akuzuari i dytë është shfaqur në vitin 2017. Në fillim ai thjesht kishte vozitur bashkëpunëtorin e tij, por së shpejti ehde ai kishte filluar të kërkonte “huadhënie” nga prifti, përcjell albinfo.ch. Arsyetimi i tij ishte se ai donte të fillonte biznesin e tij të suvatimit.

Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se ai nuk mund të akuzohej për përgjegjësi të përbashkët.

Aktgjykimet nuk janë ende të formës së prerë sepse të dënuarit kanë bërë ankesë. Gjithashtu u vendos që ata të dy të dëbohen nga Zvicra për disa vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera