Lajme

Edhe këtë dhjetor “superheronjtë” vizitojnë fëmijët në pediatrinë e QKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 03 December 2024

Edhe në këtë dhjetor, fëmijët që ndodhen në pediatri do të vizitohen nga superheronjtë e tyre.

Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids, ka organizuar performanca të lëshimeve me litarë në katet e objektit të Pediatrisë, të disa prej personazheve vizatimor më të dashur të fëmijëve.

Organizimi është planifikuar të ndodhë me 13 dhjetor, nga ora 11:00 e deri në ora 12:00.

-Advertisement-

“Alpinistët e KAP të maskuar si superheronjët e kohëve moderne me lëshime alpine do të ofrojnë gëzim, dhurata dhe befasi për të vegjëlit nëpër katet e pediatrisë, gjithnjë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klinikës. Këto akte me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së falënderimit, përkrahjes dhe mirëkuptimit për stafin mjekësor të vendit tonë, për prindërit dhe fëmijët, për stafin e Care for Kosovo Kids dhe dhuruesit e shumtë të mjeteve. Përveç kësaj, është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit në mes nesh”, thuhet në njoftim. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera