Lajme

Deklarohet edhe Kallas: Autorët e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit të përballen me drejtësinë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 03 December 2024

Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-kërkon që kryerësit e sulmit terrorist te përballen me drejtësinë

Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Kallas ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është ajo përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

-Advertisement-

Gjithashtu Kallas ka thënë se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

“Kryerësit e aktit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera