Lajme

Kurti pas takimit me Kallas: Kërkuam dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 03 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat pas takimit me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Siç raporton Koha, Kurti ka thënë se me Kallas ka diskutuar për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe se e ka informuar atë ne detaje.

“Diskutuam edhe për sulmin e fundit. Kemi pasur punë profesionale nga autoritetet tona dhe duhet të marrim masa shtesë që të mos ndodh e njëjta gjë. Po zhvillohet hetim, ka të arrestuar, ka material të konfiskuar. Nga 74 distinktiva, emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, të njësive të ndryshme ruse. Është edhe një emblemë e UÇK-së që na bën të mendoj se dikush ka dashur që hetimin e ardhshëm të mundshëm ta drejtojë në pistë të gabuar. Sepse nuk ka shpjegim ndryshe”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se edhe në këtë takim, ka kërkuar dorëzimin e kryekriminelit serb, Milan Radojiçiq.

“Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti pas takimit, raporton Koha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera