Lajme

Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Hamza: Aftësia e kufizuar s’duhet të shihet si kufizim, por si aftësi e ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 03 December 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme.

Këto komente ai i bëri në një postim në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Në përpjekjen tonë për ta bërë Kosovën më të mirë, secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol. Ne do të krijojmë kushte që të sjellim në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë”.

-Advertisement-

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shpreh angazhimin tim të plotë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera