Lajme

KPK dhe ZKPSH i reagojnë Kurtit për deklaratën e tij në Kuvend për Deharin: Përbën ndërhyrje dhe presion në punën e Prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 03 December 2024

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurtit, ku dje (e hënë), kishte hedhur akuza ndaj këtij institucioni dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.

Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës kishte folur për rastin e Astrit Deharint ku kishte thënë se Prokuroria s’është reformuar, ndërsa e akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Në këtë komunikatë nga KPK, kanë thënë se deklaratat e kryeministrit janë për raste individuale duke i interpretuar ato në mënyrë dëshirore e pa i ditur faktet është duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme.

-Advertisement-

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) detyrohen që edhe një herë të reagojnë ndaj deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, konkretisht ndaj deklaratës së Kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili dje nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza të padrejta në drejtim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj.  Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, kanë thënë nga Këshilli Prokurorial.

Ndryshe ata kanë thënë se qasja e kryeministrit e dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.

Tutje kanë shtuar se Kurti është duke e zgjedhë rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të Prokurorisë së Shtetit.

“Një qasje e tillë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe ka për qëllim minimin e reputacionit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet institucionale për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe në vend që Kryeministri t’i mbështesë kërkesat buxhetore të sistemit prokurorial, ai zgjedhë rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të Prokurorit të Shtetit”, kanë shkruar në komunikatë.

Ndryshe nga KPK dhe ZKPSH, i kanë bërë thirrje të parit të ekzekutivit dhe partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur dhe të tregojnë sjellje të përgjithshme.

“Andaj, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeministrit të vendit, anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur, të tregojnë sjellje të përgjegjshme institucionale dhe të mos tentojnë që përmes diskursit dhe retorikës politike ta sulmojnë sistemin prokurorial.”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndryshe dje kryeministri Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës para foltores ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë prokurorinë dhe gjyqësinë, prandaj ende s’është zbardhur rasti i Astrit Deharit.

Ai në seancën tha se qeveria ka ndryshuar katër vjet më parë, por njerëzit kryesor në Këshillin Prokurorial dhe Gjykatën Kushtetuese janë ende të njëjtë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë, edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Por Prokuroria nuk është reformuar… Në vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim e me funskion është Blerim Isufaj”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera