Eurodeputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar për sulmin në Varagë të Zubin-Potokut
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 02 December 2024
Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka debatuar për sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, shprehu shqetësimin e PE-së për sulmet e fundit në veri të Kosovës, teksa rikujtoi se Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.
Ndërkohë, disa deputetë të Parlamentit Evropian, edhe pse kanë shprehur solidaritetin me Kosovën, kanë thënë se duhet të shohin më shumë prova rreth përfshirjes së autoriteteve të Serbisë në sulmet në veri dhe disa prej tyre kanë kërkuar hetim ndërkombëtar.
“Faleminderit për këtë prezantim goxha tronditës por edhe të qartë. Të gjithë kemi arsye për të refletuar mbi këtë situatë, dhe të gjitha vrojtimet që patët mbi atë që ka ndodhur. Kur ta kemi presidentin Vuçiq në Bruksel nesër, do të shohim si do të reagojë. Duhet të shohim se çfarë ka ndodhur. Sigurisht se duhet të kontrollohen të gjitha dokumentet, megjithëse mund të jetë e vështirë të kuptohet çdo gjë. Janë bërë pretendime goxha serioze, por pyetja e parë doi të ishte çfarë provash tashmë janë vënë në dispozicion në mbështetje të këtyre pretendimeve apo akuzave. Besoj fuqimisht se edhe organi ekzekutiv siç është Komisioni Evropian do të duhej t’i merrte këto gjëra shumë seriozisht nëse të gjitha këto që i keni thënë ju dëshmohen të vërteta. Por duhet të kemi fakte”, tha Michael Gahler eurodeputet nga Gjermania pas fjalimit të Donika Gërvallës.
Nacho Sánchez Amor është një eurodeputet spanjoll tha se shpreh bashkëndjensinë me autoritetet e Kosovës. “E kuptojmë se qeveria juaj ndodhet në një situatë goxha të rëndë dhe shprehim mbështetjen tonë për të gjithë njerëzit e prekur dhe popullatën tuaj. Ju folët për prapavijën historike dhe sigurisht të kaluarën që ka ndodhur nga Serbia mbi vendin tuaj, dhe pastaj edhe mediat serbe kundër shtetit tuaj. Ju përmendetën edhe qëndrimet politike të presidentit Vuçiq si propagandë dhe pastaj miqësitë e tij të rrezikshme, por mënyra se si përshkruat incidentin nuk besoj që mjafton për ta marrë si të vërtetë. Ju përmendet grupet kriminale të kontrolluara nga Serbia që sulmet çojnë drejt orkestrimit nga Beogradi, por është e vështirë të veprohet nëse nuk ofrohen prova më bindëse se ka një përgjegjësi të tillë”, ka thënë ai.
Thomas Waitz eurodeputet nga Austria vuri në pah nevojën për një hetim ndërkombëtar të rastit në Varagë të Zubin Potokut. “E mirëpres faktin që Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por e mbaj mend që edhe pas Banjskës e kanë thënë të njëjtën gjë, por që nuk ka ndodhur asgjë më tutje. Duhet të shihet se kush është përgjegjës. Qeveria serbe duhet ta theksoj se shumë nga ata janë në Serbi, janë të komunitetit serb dhe normalisht kanë marrë një orientim ekstremist dhe kjo duhet të theksohet edhe në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur. Unë pres që Qeveria e Serbisë të shpreh gatishmërinë të luftojë këta terroristë edhe brenda territorit të Serbisë”, është shprehur ai, teksa i bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët nga Prizreni: Siç e ngritëm Ushtrinë dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Besnik Bislimi akuzon Serbinë: Po thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë në Luginë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Serbinë për “diskr...
-
Sveçla: Në veri u gjetën uniforma me simbole amerikane e britanike, skenar ogurzi për sulm, e për t’i fajësuar të tjerët
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për gjetjen e një ...
-
Tenderi 15 milionësh: Pas 2 vitesh skandale e dallavere, këto janë 10 kompanitë që po synojnë ndërtimin e stadiumit të Gjilanit
Dhjetë kompani i janë futur garës për për tenderin 15 milionësh për ndërtimin...
-
Paralajmëron drejtori i Policisë: Mund të priten arrestime të reja për sulmin terrorist në Varragë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për RTK-në, se mund të ket...
-
Arben Vitia: Do të mbulojmë shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot vendimin që mbulon sh...
-
Mendimi për motin: Mot i vranët të mërkurën, të enjten shi
Mot i vranët të mërkurën. Të enjten shi. Mendimi për motin – 2.12.2024 ...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i ...
-
Bajrami: Murati demantoi Kurtin, po bien vetë në kazanin e propagandës, ku po mundohen t’i fusin të tjerët
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministr...
-
Shoqata Sindikale e Pastrimit nesër mbanë protestë para Komunës së Prishtinës
Shoqata Sindikale e Pastrimit, nesër do të mbajnë protestë para Komunës së Pr...
-
Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndry...
-
Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çësh...