Kryeprokurori serb: Së shpejti vendimi për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit për Banjskën
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 02 December 2024
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq tha se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën ndaj Milan Radoiçiqit për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë.
Stefanoviq tha se po kontrollohen pohimet e të dyshuarit, të cilat i ka bërë gjatë marrjes në pyetje në prokurorinë e Beogradit.
Ai ka deklaruar se i janë drejtuar EULEX-it dhe kanë kërkuar që t’i sigurohet dokumentacioni i plotë lidhur me Banjskën dhe se pret bashkëpunim adekuat.
“Është kërkuar dorëzimi i raportit të hetimeve, fotodokumentacioni, procesverbalet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Janë kërkuar edhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet nga marrja në pyetje e të pandehurve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve, tha ai për Kosovo Online.
Në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Të tjera
-
Mustafa (PDK), Bashës: Po trilloni, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së më 2018
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa i është kundërpërgjigjur shpifjev...
-
KQZ kërkon që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzohet kërkesa e MPJD-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Pu...
-
“Pis”, “hajn”, Haxhiu e Basha shkëmbejnë fjalë të rënda mes vete në seancë
Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës të hënën në mes të d...
-
Krasniqi kritika Qeverisë: Politika e jashtme është për faqe të zezë, s’kemi asnjë njohje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qe...
-
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor ës...
-
Eurodeputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar për sulmin në Varagë të Zubin-Potokut
Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka debatuar për sul...
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, “ende e vlefshme”
Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të ven...
-
Haradinaj prezanton kandidatët nga Mitrovica: Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik
"Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin to...
-
Shahin Dervishaj, biznesmeni i njohur nga Drenica, drejt rrugës për Kuvendin e Kosovës
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Kurti viziton Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it
Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it, bashkë ...
-
Aliu për vilën e Radoiçiqit: Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka pranuar se Milan Radoiçiq, kryeorganizat...
-
Lekaj: Murati duket se ka vendosur të përdorë mjetet e programit SupërPuna për fushatë – transferoji tek bizneset
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka drejtu...