Lajme

MPJ e Italisë dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, mirëpret ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 02 December 2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka dënuar ashpër sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në një reagim të bërë në platformën “X”, MPJ e Italisë e cilëson sulmin të neveritshëm.

Tutje thonë se kanë mirëpritur reagimin e shpejtë të KFOR-it dhe EULEX-it ndaj autoriteteve dhe popullit të Kosovës.

-Advertisement-

“Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor të Zubin Potokut, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit. Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Deri tani Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Ministri Xhelal Sveçla i cili tha se emrat s’mund të bëhen publik për shkak të hetimeve. Ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se sipas ekspertëve ishte përdorur 15 kilogram eksploziv për sulmin, ndërsa tha se ishin konfiskuar armatim, uniforma ushtarake, zolla, thika.

Ndërsa dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në zonat e prekura nga sulmi, po i kthehet normalitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera