Lajme

Rizvanolli: Lusim qytetarët dhe bizneset të kursejnë energjinë elektrike – ndihmon vendin

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 01 December 2024

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, apelon qytetarët dhe bizneset që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

“Sikurse që edhe gjatë muajve e viteve të kaluara, lusim qytetarët dhe bizneset që të jenë shumë të kujdesshëm në masën që është e mundshme me kursimin e energjisë elektrike”, u shpreh ajo.

Rizvanolli në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo masë e vogël ndihmon jo vetëm në përballimin e sfidave aktuale por edhe në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit për të ardhmen.

-Advertisement-

“Sulmet si kjo janë të jashtëzakonshme, mirëpo nga ana tjetër përderisa lufta në Ukrainë vazhdon, dhe situata e sigurisë gjeopolitike është kaq e ndjeshme, situata e furnizimit dhe çmimit të energjisë elektrike në treg do të jetë gjithnjë një problem potencial”, deklaroi ministrja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera