Bora më e dendur në 100 vjet, katër të vdekur në Korenë e Jugut!
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 28 November 2024
Reshje të dendura bore goditën Korenë e Jugut për të dytën ditë radhazi, duke shkaktuar të paktën katër të vdekur shumica në provincën Gyeonggi si dhe ndërprerje të rënda të transportit në mbarë vendin.
Vetë kryeqyteti Seul u përball me reshjet e treta më të mëdha të borës të regjistruara ndonjëherë atje që nga fillimi i regjistrimeve. Në disa pjesë të qytetit, trashësia e borës kapërceu 40 centimetrat, më shumë se 140 fluturime u anuluan e po kështu u ndërpre dhe shërbimi i mbi 100 trageteve në 79 linja. Shkollat në provincën e Gyeonggi morën lejë sot për t`u mbyllur në rast se kjo do të konsiderohej e nevojshme.
Një person vdiq dhe dy u plagosën në një sallë të mbyllur golfi ku një rrjetë mbajtëse e tejmbushur me borë u rrëzua. Një tjetër humbi jetën nga një shembje e ngjashme e një tende mbrojtëse në një park makinash, ndërsa dy viktimat e tjera vdiqën në aksidente trafiku në autostradat në lindje të kryeqytetit, aksidente këto që u lidhën me kushtet e rënduara atmosferike.
Kjo dëborë shumë e madhe dhe e pazakontë e nëntorit për Seulin iu atribua temperaturave më të ngrohta se zakonisht të regjistruara në ujrat e detit në perëndim të gadishullit Korean, dhe rrymave tejet të ftohta të ajrit në zonë. Korea e Veriut fqinje po ashtu është përballur me reshje dëbore në disa zona, të cilat megjithatë nuk akumuluan më shumë se 10 cm borë.
Të tjera
-
“Secili ministër i dinte nga katër, pesë, gjashtë e shtatë gjuhë të huaja” – Historiani Abdullahu tregon për përbërjen e kabinetit qeverisës të Ismail Qemalit
Historiani Durim Abdullahu në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka tre...
-
Të premten shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës
Të premten do të shpallet shpallet urdhri zhdëmtimin e viktimave në çështjen ...
-
Thaçi: Lavdi Dëshmorëve të Kombit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka uruar festën e 28 Nëntorit,...
-
Osmani bën homazhe në Prekaz: Betohemi para varreve të tyre që do ta mbrojmë çdo cep të Republikës
Gjatë ditës, Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te kompleksi memorial ...
-
PDK nesër mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Partia Demokratike ditën e nesërme do të mbaj konferencë për media. Sekret...
-
28 Nëntori, djali i Hashim Thaçit publikon në njërën anë Ismail Qemalin, e në tjetrën babanë e tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me rastin e ...
-
Grenell uron shqiptarët për 28 nëntor, i falendëron që votuan Trumpin dhe mundësuan fitore në Michigan
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shq...
-
“Ai është flamuri më i bukur në botë” -Pamje spektakolare, flamuri i Shqipërisë përmes helikopterëve
Për ditën e 28 nëntorit ku sot Shqipëria feston 112 vite, është parë flamuri ...
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme E PREM...
-
Flamuri kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës në Ditën e Pavarësisë
Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqi...
-
Zemra mal, shikoni si ia krisin këngës folklorike në mes të sheshit të Prishtinës
Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor janë mbushur me flamuj kuq e zi dhe me simb...
-
Rrëfimi i Donika Shahini Lamit për familjen Jashari, Ilaz Kodrën dhe luftën e UÇK-së
Donika Shahini Lami ishte vetëm 19 vjeçare kur nisi të angazhohej si gazetare...