Krasniqi në Prekaz: Festë që na emocion pasi nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 28 November 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Nga aty, Krasniqi ka thënë se kjo feste duhet të shërbejë për të bërë punë të mira për shtetin, ndërsa theksoi se festa e 28 Nëntorit nuk është e plotë pasi mungojnë ish-krerët e shtetit, të cilët gjenden në Hagë.
“Edhe sot në shënim të festave tona kombëtare jemi këtu në Prekazin heroik aty ku i ka rrënjët historia e luftës çlirimtare, por ku i ka rrënjët edhe liria e popullit tonë. Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm e titanik të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari por edhe për të uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për festen e flamurit. Për 28 nëntorin e Krujës, 28 nëntorin e Vlorës, 28 nëntorin e Prekazit, por edhe për të përkujtuar daljen publike në këtë datë të UÇK”.
“Është një festë e cila duhet të na frymëzoj secilin për të bërë punë të mira për popullin tonë për vendin tonë, është një festë e cila duhet të na përkujtoj sakrificat e gjeneratave të shumta për lirinë dhe shtetin tonë. Normalisht është edhe një festë e cila na emocion sepse nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe shokët e tyre të cilët po i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite besoj shumë betejën e fundit për drejtësinë dhe lavdin e luftës çlirimtare”, u shpreh Krasniqi.
Të tjera
-
Rexhep Selimi paraqitet në Speciale me simbolin e UÇK-së
Katër ish-krerët e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hag...
-
Atmosferë e jashtëzakonshme në sheshin e Prishtinë, 28 nëntori festohet me tupana e me valle (PAMJE)
Dita e Pavarësisë, është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në histor...
-
Mijëra kosovarë quhen “Ismail” – simbolikë e lidhur me arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë
A e dini se në Kosovë, emrin Ismail e mbajnë më shumë se 3 mijë e 800 qytetar...
-
Lajçak në Greqi, diskuton aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat e rreziqet në Ballkan
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në...
-
Ja çka shkruhej në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historiani Agron Islami ka publikuar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqip...
-
“Gëzuar nga zemra ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, Ahmeti uron 28 Nëntorin
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë së tyre. ...
-
Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Pris...
-
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntori...
-
28 Nëntor/ Pamje mbresëlënëse në Prishtinë
Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, e sot Shqipëria me 28...
-
Policia tregon si ndodhi vrasja e Martin Canit
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmet e përhapura se në vrasjen e...
-
Kurti përkrah Ramës e Begajt në Vlorë: Duhet të qëndrojmë bashkë, për sa më shumë mirëqenie për qytetarët e Kosovës e Shqipërisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ishte prezent gjatë ceremonisë së ngri...
-
Bora më e dendur në 100 vjet, katër të vdekur në Korenë e Jugut!
Reshje të dendura bore goditën Korenë e Jugut për të dytën ditë radhazi, duke...