Si arriti të fitonte ‘influencuesi i Tiktok’? Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 28 November 2024
Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të enjten se po heton ndërhyrjen e mundshme të huaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Kandidati i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, kryesoi ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë me pothuajse 23% të votave, pavarësisht nga anketimet që e tregonin me mbështetje njëshifrore përpara zgjedhjeve.
Zoti Georgescu do të konkurrojë në balotazhin e 8 dhjetorit me kandidaten e qendrës së djathtë Elena Lasconi, e cila përfundoi e dyta me 19% dhe shpreson të marrë mbështetjen e kandidatëve të mundur të qendrës dhe të së majtës. Rumunët do të votojnë gjithashtu në zgjedhjet parlamentare në 1 dhjetor.
Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, i cili udhëhiqet nga Presidenti aktual Klaus Iohannis, do të takohet të enjten për të “analizuar rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare të krijuara nga veprimet e palëve kibernetike shtetërore dhe joshtetërore”, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga zyra e presidentit.
Për më tepër, Këshilli Kombëtar Audiovizual i Rumanisë, i cili mbikëqyr transmetimet dhe mediat sociale, i ka kërkuar Komisionit Evropian të hetojë rolin që TikTok-u mund të ketë luajtur në votimin e së dielës mes atyre që i quajti “dyshime për manipulim të opinionit publik”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Protestat
Protestuesit kanë dalë në rrugët e Bukureshtit në vazhdën e fitores tronditëse të kandidatit Georgescu.
Zoti Georgescu ka vënë në dyshim mbështetjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Kievin në luftën kundër forcave ruse. Në Rumani gjenden disa mijëra ushtarakë amerikanë dhe ndan një kufi prej 613 kilometrash me Ukrainën.
Kandidati 62-vjeçar për president i ka vlerësuar politikanët fashistë të viteve 1930 si heronj rumunë.
Anëtarësimi në NATO, angazhimi rus
Në një video të transmetuar të martën në mediat sociale, zoti Georgescu – duke qëndruar përkrah gruas së tij, Cristela – kërkoi të qartësonte pozicionet e tij.
“Nuk dua të largohem nga NATO-ja. Nuk dua të largohem nga Bashkimi Evropian. Ajo që dua, megjithatë, është të mbaj një qëndrim, të mos gjunjëzohem atje, të mos duroj gjithçka. Duhet ta bëjmë gjithçka në interesin tonë kombëtar”, tha zoti Georgescu. “Nuk kam asnjë lidhje me gjithçka që thotë: “Me Rusinë”. Unë jam rumun, para së gjithash. … Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk jam, para së gjithash, antisemit”.
Zoti Georgescu ka kërkuar angazhimin e Perëndimit me Rusinë, duke mbështetur udhëheqës të tjerë evropianë të krahut të djathtë, si ai i Hungarisë, Viktor Orban, tha analisti politik Radu Magdin, nga firma “Smartlink Communications”.
“Z. Georgescu flet shumë për paqen. Dhe puna është se ne të gjithë duam paqe, Ukraina dëshiron paqe. Por nuk është e lehtë të kesh paqe kur dikush pushton territorin tënd. Pra, nga ky këndvështrim, duke pretenduar paqen, ai është gjithashtu pjesë e një lëvizjeje në të gjithë Evropën, e cila në fakt është një reflektim i asaj që ju mund ta quani lodhje nga lufta”, tha zoti Magdin për Zërin e Amerikës.
Duke folur të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk kishte dijeni për politikat e zotit Georgescu. “E njohim mirë udhëheqjen aktuale të Rumanisë. Nuk është një vend mik për ne. Pra, ne do të ndjekim zhvillimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore dhe se kush do të fitojë”.
Inflacioni
Trysnia ekonomike ka nxitur gjithashtu zhgënjimin me partitë tradicionale, thotë zoti Magdin.
“Përtej gjeopolitikës, ajo që me të vërtetë ndikon janë kushtet e jetesës”, tha ai. “Rumania është prekur nga inflacioni, si shumë vende të tjera, dhe kushtet e jetesës nuk janë ato që kanë qenë”.
“Është si një makth i pafund. Kishim COVID-in, pastaj patëm valën e parë të ndikimit ekonomik. Pastaj patëm luftë në rajon, krizë energjetike dhe sërish valë inflacioni. Dhe po, mund të thuash se Evropa është përpjekur të jetë elastike. Por realiteti është se të gjithë jemi të lodhur”.
Rrjeti TikTok
Votuesit e rinj dhe ata nga diaspora duket se i kanë rritur rezultatet për zotin Georgescu.
“Në mediat sociale, ai ishte dominues në TikTok krahasuar me kandidatët e tjerë”, tha zoti Magdin. “Vizioni i tij është kryesisht konservator, tradicionalist… Për shembull, ai flet për fshatarë, jo për fermerë, në mënyrë që të lidhet me atë pjesë të elektoratit. Ai tingëllon disi agrar. Ai gjithashtu përmend shpesh Zotin”./VOA
Të tjera
-
Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadr...
-
28 Nëntori – Hoxhaj bën homazhe te vạrrezat e dëshmorëve në Suharekë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për nder të 28 Nëntorit, ka ...
-
Një person kạnoset përmes një mesazhi në rrjetet sociale
Një person ka raportuar se është kanosur përmes një mesazhi në rrjete sociale...
-
Pse duhet të hani fara kungulli çdo ditë?
Farat e kungullit nuk janë vetëm të shijshme, ato ofrojnë gjithashtu një sasi...
-
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër familjes evropiane
Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe n...
-
Ardita Sinani vendos flamurin Kuq e Zi në objektin e komunës së Preshevës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me rastin e 28 Nëntorit ka ve...
-
Blinken uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Shqipëria ka ilustruar vlerat e dëshirës për paqe dhe siguri
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar festën e Pavarësisë së...
-
Hajrulla Çeku: Përjetë Shqipëri, Gëzuar 28 Nëntori
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në rrjetin social Fac...
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anulu...
-
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë të UÇK-së
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në seancën e sotme e cila po mbahet në Ha...
-
Me një video nga lụfta, Limaj i uron shqiptarët: Urime festa e shenjtë e kombit tonë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shqiptarët për 28 ...
-
Arrestohet djali në Pejë, Policia njofton se ushtroi dhụnë psiqike ndaj prindërve
Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ng...