Lajme

Mot i butë sot, me vranësira e intervale me diell

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 28 November 2024

Sot do të mbretëroj mot i butë, kryesisht me diell, herë herë me kalime vransirash, por pa mundësi për të reshura.

Në mëngjes minimalet zbresin në 2C e 4C, derisa gjatë ditës temperaturat maksimale shkojnë deri në 12C e 14C, lokalisht më lart. Frynë erë e lehtë kryesisht jugore 1-3m/s, njofton Prishtina Weather.

Reshje shiu përfshinë vendin të premten orëve të mëngjesit. Me rënie të temperaturës pranë 0C, ditën më vonë reshjet e shiut shndërrohen në borë, duke vazhduar mëngjesin e ditës së shtunë. Orëve të pasdites reshjet e borës në ultësira, mund të shndërrohen sërish në shi, duke vazhduar përgjatë ditës së diel, herë herë mjaft intenzive.

-Advertisement-

Reshjet pritet të pushojnë mëngjesin e së hënës. Temperaturat minimale zbresin në 0C, e ato maksimale pas një rënie në 2C të shtunën, shënojnë rritje deri në 5C të hënën. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore, herë herë e fuqishme me hove deri në 15m/s, të premten dhe në fundjavë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera