Momente madhështore nga dita e ushtrisë së Kosovës, emocione, lot e fjalë zemre që nuk duhet t’i humbisni
Autori: Samire Jaha 18:33 | 27 November 2024
Sot, në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë, emocionet ishin të papërshkrueshme.
Buzëqeshjet në fytyra e zemrat e mbushura plot krenari për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbizotëronin tek qindra qytetarë.
Fëmijë, të rinj e të moshuar sot ia mësynë dyerve të shtëpisë më të madhe të ushtarëve të Kosovës më 27 nëntor për “Ditën e Forcës”, ku aty u shfaq arsenali i FSK-së e qytetarët patën mundësinë që t’i shohin ato nga afër ashtu siç tashmë është bërë zakon çdo vit.
Të emocionuar e plot entuziazëm qytetarët dhanë mesazhe frymëzuese për rininë dhe ushtarët e Kosovës.
Të jenë krenar me punen e tynve që e bëjnë në shërbim të atdheut që është nderi më i madh që e bëjnë për një vend”, tha qytetari Enver Redemica.
“Ka emicione për shkaqe qka ka kalu shteti jonË, ne duhet me dasht vendin tonË ma shumë se që jemi duke u perkushtu”, tha Dion Osmanaj.
“Është një e arritur që breza për breza kanë kalu për me ardh në këtë ditë sot”, tha Isa Xhemajli për Infokus.
Në këtë event madhështor mori pjesë edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili premtoi shumëfishimin e armatimit e municionit për ushtrinë e Kosovës.
“Nëse e krahasojmë me vitet e tjera, ka dyfishim të ushtarëve, trefishim të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, katërfishim të trajnimeve jashtë vendit dhe shumëfishim të armatimit në municion”, është shprehur ai.
Tutje, kryeministri Kurti ka folur edhe njëherë në lidhje me vendimin për hapjen e fabrikës për municion dhe laboratorit për fluturake pa pilot.
“Sot kam nënshkruar një vendim me të cilin kemi themeluar komisionin ndërministror që e udhëheq ministri Ejup Maqedonci, komisioni ka për detyrë të inicioi procedurat dhe negociatat për fabrikën e municionit në Republikën e Kosovës dhe laboratorin për fluturake pa pilot”, u shpreh tutje Kurti.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk i kursei fjalët miradije për kryeministrin e edhe për qeverinë që ai i përket.
Maqedonci tha se për herë të parë në Kosovë do të ndërtohet fabrika e prodhimit të municionit.
Sot këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap në plotësim e infrastrukturës, atë të fillimit të industrisë ushtarake. Kosova do të ketë fabrikën e parë të municionit dhe laboratorin për dronë”, tha ai.
Ndërkaq sot në këtë ditë te vecante për ushtrinë, Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për hapjen e nje fabrike për prodhimin e municionit si dhe laboratorit për dizajnimin e dronëve.
Kjo dite që çdo vit shënohet me 27 nëntor simbolizon ditëlindjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila u themelua me 21 janar të vitit 2009./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të ndiqni storien e plotë për “Ditën e Forcës”:
Të tjera
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...
-
“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e ...
-
Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të ...
-
Kurti shtron drekë për ambasadorin amerikan, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve t...
-
Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për m...
-
Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë
Në komplekset banesore të ndërtuara me buxhet të Serbisë në komunën e Zubin P...