Lajme

Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 26 November 2024

Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani.

Pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 çanta që përmbanin 5 pako me 30 kg e 50 gramë marihuanë.

-Advertisement-

Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit, 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare.

Atyre i’u sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera