Lajme

61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 26 November 2024

Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare.

Sipas Klan Macedonia, gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjike në Shkup. Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni të Veriut.

Sipas informacioneve të deritanishme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës In Vitro.

-Advertisement-

Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Maqedoninë e Veriut, Irena Aleksiovska Papestiev.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera