Lajme

SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 November 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar veprime sindikale, duke përfshirë një protestë më 4 dhjetor, për të kërkuar dialog me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit mbi çështjen e negociatave për Kontratën Kolektive të Arsimit.

Siç njofton kjo sindikatë, protesta e cila do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, do të përfshijë rreth 2000 protestues nga sektori i arsimit, përfshirë çerdhet dhe universitetet.

SBASHK-u thekson në një njoftim për media se për shkak të bllokimit të negociatave nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe për mungesë të një dialogu të frytshëm, ky veprim sindikal është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e punonjësve të arsimit.

-Advertisement-

Sindikata e arsimit paralajmëron mes tjerash se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, mund të ndërmerren edhe veprime të tjera sindikale, përfshirë grevën në të gjithë sektorin e arsimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera