Lajme

Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 25 November 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Sipas Ramës kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit.

‘’Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare.Këshillime psiko-sociale, udhëzime ligjore, dhe strehim i sigurt – të gjitha ofrohen nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Kryeqytetit, për një fillim të ri’’, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Krejt kjo në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera